Lajme
Zjarr në një fabrikë në Kinë, 38 të vdekur
Demokracia
08:36 | 22 Nëntor 2022

Share:

Një zjarr në një fabrikë në qytetin kinez Anyang në provincën Henan ka vrarë 38 persona, raportoi të martën media shtetërore People’s Daily.

Zjarri filloi në orën 16:22 me orën lokale (08:22 GMT) të hënën në Kaixinda Trading në lagjen “high-tech” të qytetit dhe u shua plotësisht rreth orës 23:00, sipas njoftimit të qeverisë lokale.

Në njoftim thuhej gjithashtu se policia kishte arrestuar një të dyshuar.

Dy persona të tjerë janë dërguar në spital për lëndime të lehta./Abcnews.al/

Të ngjashme