Lajme
Zjarr në një bujtinë në Rumani, 5 të vdekur, mes tyre një i mitur
Demokracia
13:44 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Pesë persona, duke përfshirë një të mitur, vdiqën, dy u plagosën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të një zjarri në një bujtinë, rreth 100 kilometra në veri të Bukureshtit.

Zjarrfikësit identifikuan vetëm një të mitur që humbi jetën.

“Operacioni për shuarjen e zjarrit u pengua nga fakti se zjarri u përhap në të gjithë ndërtesën, në një sipërfaqe prej më shumë se 1000 metra katrorë”, thanë ekipet e shpëtimit.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit.

Të ngjashme