Lajme
Zjarr i madh në Nju Jork, në rrezik për jetë 31 persona (Video)
Demokracia
21:04 | 09 Janar 2022

Share:

Së paku 54 persona janë lënduar sot në një zjarr të madh që ka shpërthyer në Nju Jork, nga të cilët 31 kanë marrë lëndime dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë se 200 zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes i cili ka shpërthyer në dupleksin e katit të tretë në ndërtesën që gjendet në Bronks, kanë njoftuar zyrtarët, transmeton Demokracia.com.

Sipas ABC News, shumë nga të lënduarit në momentin e zjarrit kanë qenë në katet e larta, kanë shtuar zyrtarët, duke thënë se viktimat kanë thithur tym. Në vendin e fatkeqësisë 19 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, derisa të tjerët janë dërguar në spitalet lokale.

Fotografi dramatike janë postuar në rrjetet sociale dhe aty shihet se si zjarri del nga dritaret e banesave, derisa zjarrfikësit kanë marrë thirrjet e para pak para orës 11.00 sipas kohës lokale atje.

Në ndërkohë, zjarri është lokalizuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme