Lajme
Zjarr i madh në një fabrikë në Shkup
Demokracia
15:16 | 14 Prill 2022

Share:

Pasditen e sotme ka shpërthyer një zjarr i madh në fabrikën “Treska” në Shkup, ndërsa kjo pjesë e qytetit është bllokuar.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në terren, ndërsa disa janë vendosur në rrugën “Franklin Rusvelt”.

Raportohet se tregtarët në afërsi të fabrikës i kanë nxjerrë produktet e tyre jashtë dyqaneve.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska, ka thënë se ekipet përgjegjës punojnë për shuarjen e zjarrit.

“Ekipet janë këtu për të shuar zjarrin dhe jemi duke tentuar që të parandalojmë shpërndarjen e zjarrit në drejtim të ndërtesave dhe shtëpive. Apeloj që qytetarët të ruajnë qetësinë”, tha Arsovska.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e këtij zjarri./Telegrafi

Të ngjashme