Lajme
Zjarr i madh në një banesë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Demokracia
21:57 | 17 Mars 2021

Share:

Një zjarr i ka kapluar një banesë në Fushë Kosovë në rrugën “Hajrullah Zymi”, rreth orës 20:30.

Sot rreth orës 20:30,  është raportuar për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në  Fushë Kosovë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia e Kosovës në përgjigje thotë se kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Sot rreth orës 20:30,  është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në  Fushë Kosovë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore (probleme që janë shkaktuar nga tymi)”, thuhet në përgjigjen e policisë./Demokracia/

Të ngjashme