Lajme
Zjarr i madh në Pejë, kryetari bën thirrje të mos vizitohet kjo zonë e Rugovës
Demokracia
20:52 | 03 Gusht 2021

Share:

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka apeluar qytetarët që të mos vizitohet Shtupeqi i Madh, nga Qafa e Brodiqit, për shkak të zjarrit që ka përfshirë këtë pjesë.

Muhaxheri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo pjesë nuk duhet të vizitohet derisa të vihet situata nën kontroll.

“Situata me zjarret në vend, ashtu siç po ndodh edhe në shtete të tjera të botës për shkak të temperaturave të larta po vazhdon. Gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrëfiksve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht, prandaj lusim qytetarët mos ta frekuentojnë këtë zonë të Bjeshkëve të Rugovës (Shtupeq i Madh, nga Qafa e Brodiqit) përveç zyrtarët e institucioneve kompetente.”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/gazmuhaxheri/posts/376311583852583

Ndërkohë, vlen të përmendet se Peja është një prej rajoneve më të prekura nga këto zjarre./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Vazhdon rritja e vatrave të zjarrit në Kosovë, vendi i ka vetëm 788 zjarrfikës

 

Të ngjashme