Sport
Ziyech drejt Parisit, Chelsea dhe PSG-ja po diskutojnë detajet e kontratës
Demokracia
20:41 | 31 Janar 2023

Share:

Hakim Ziyech është gjithnjë e më afër transferimit te Paris Saint-Germain në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Gazetari italian Fabrizio Romano ka raportuar se Chelsea dhe Paris Saint-Germain po diskutojnë detajet e kontratës, shkruan Demokracia.com.

“Paris Saint-Germain dhe Chelsea janë në prag të zhbllokimit të marrëveshjes me Hakim Ziyech – detajet po diskutohen për nënshkrimin e saj”, njofton Romano.


Për futbollistin maroken ka pasur edhe oferta të tjera, megjithatë ai ua ka bërë të qartë “Bluve” se e dëshiron vetëm gjigantin francez.

29-vjeçari iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2022 kur u transferua nga Ajax për 40 milionë euro./Demokracia.com/

Të ngjashme