Lajme
“Živeli Shqipe”| Shefja e kabinetit të Lulzim Hetemit cakrron gotën e rakisë në zyre të komunës, aty shihet edhe drejtori i emergjencave Valton Peci
Demokracia
12:10 | 02 Shkurt 2024

Share:

Dje, në media Nacionale u publikua një video ku shiheshin sjellje të çuditshme të punëtorëve të komunës së Leposaviqit, e cila udhëheqet nga kryetari Lulzim Hetemi.

Në videon e publikuar nga Nacionale,ata shihen duke bërë lëvizje të çuditshme, e krejt kjo nëpër zyrat e komunës. Ata zgjedhnin mënyra të tjera për të kaluar kohën e lirë. Dikush luante Counter Strike. Në mesin e tyre duket të jetë edhe djali i zv/ministrit Radoica Radomiroviq, Nikola, që është drejtor për Administratë.

E kur nuk luanin Counter Strike, punëtorët e kalonin kohën duke luajur me letra. Kjo dëshmohet në një tjetër video-incizim. Kur kishte pak momente relaksi, anëtarët e kabinetit të Lulzim Hetemit në zyrë, bashkë me zv/ministrin Radomiroviq e zyrtarë të tjerë serbë, pinin edhe pak raki.

Veriu.info ka parë se në momentet e relaksit ku pihej raki, në zyre shihet i pranishëm edhe drejtori i Emergjencave në Komunën e Leposaviqit, Valton Peci, i cili duket se po kalon momente të këndshme argëtimi. Valton Peci në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për anëtarë të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, por për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave nuk kishte arritur të zgjedhet.

Në këto momente dëfrimi, Veriu.Info ka kuptuar se shihet edhe shefja e kabinetit të kryetarit të Leposaviqit, Shqipe Latifi, e cila cakrron gotën e rakisë me një zyrtar serb teksa përdoret shprehja “zhivelli” (gëzuar), shkruan Veriu.info.

Të ngjashme