Sport
Zinedine Zidane ka vetëm një mundësi për të mbetur trajner te Reali
Demokracia
11:17 | 01 Shkurt 2021

Share:

Trajneri francez Zinedine Zidane, ka vetëm edhe një mundësi për ta ruajtur punën tek skuadra e Real Madridit, transmeton “Demokracia.com”.

Pas eliminimit në Copa Del Rey, humbjes se Superkupës së Spanjës dhe faktin që La Liga është pothuajse e humbur, fokusi i skuadrës do të jetë i gjithi në Champions League.

Pra Zidane mund të mbetet tek Reali vetëm nëse triumfon në Champions, ndryshe shkarkimi në verë është pothuaj i pashmangshëm, nëse kjo nuk ndodh edhe më herët. /Demokracia.com

 

Të ngjashme