Kuriozitete
Zika, rreziku i përhapjes së një virusi nëpërmjet mushkonjave
Demokracia
18:06 | 14 Prill 2022

Share:

Një mutacion i virusit Zika mund të shkaktojnë një përhapje të madhe të sëmundjes. Zika transmetohet nga mushkonjat te njerëzit.

Ky virus u përhap fillimisht në vitin 2015 dhe 2016, në Brazil e më pas në vende të tjera të Amerikës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli atë një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore dhe shumë vende në mbarë botën kufizuan udhëtimet.

Çfarë është virusi Zika?

Virusi Zika bartet nga mushkonjat në rajonet tropikale dhe subtropikale dhe ka pasur raporte për infeksione në 86 vende të botës.

Simptomat janë zakonisht të lehta tek të rriturit. Megjithatë, mund të transmetohet nga nëna tek fetusi gjatë shtatzënisë dhe mund të shkaktojë mikrocefali, ku koka e foshnjës është anormalisht e vogël ose ndalon së rrituri pas lindjes.

Përveç pickimit të mushkonjave, ai gjithashtu mund të përhapet nga njeriu te njeriu përmes kontaktit seksual, transfuzionit të gjakut dhe transplantimit të organeve.

Mutacioni i ri rrit virulencën dhe frikën se mund të shpërthejë në mbarë botën, duke qenë se po afron stina e mushkonjave.

Euronews raporton se një ekip mjekësh po punojnë për të shkatërruar mutacionin me vaksina dhe trajtime.

Hulumtimet vazhdojnë, por aktualisht nuk ka një vaksinë të aprovuar për virusin Zika.

Të ngjashme