Sport
Zidane tregon të vërtetën e operimit të Sergio Ramosit
Demokracia
17:16 | 08 Shkurt 2021

Share:

Real Maridi po kalon momente aspak të mira sa i përket rezultateve por jo vetëm, shkruan Demokracia.com.

Trajneri Zinedine Zidane po ka telashe edhe me lojtarë, ku shumë prej tyre i ka jashtë fushe për shkak të lëndimeve, derisa së fundmi u fol edhe për problemet me kapitenin Sergio Romos.

Trajneri francez, bëri sot një përmbledhje të gjendjes së Sergio Ramos, i cili iu nënshtrua një operacioni në menisk të shtunën.

“Sergio ishte në limit. Gjithçka shkoi mirë dhe ne shpresojmë ta rikuperojmë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ishte një vendim i rëndësishëm por tani ai është mirë dhe mezi pret të kthehet”, tha Zidane duke folur më pas për spekulimet se ai nuk po e vazhdon kontratën.

“Në klub ka njerëz kompetentë me të cilët Sergio flet për këto gjëra”, ka përfunduar Zidane. /Demokracia.com

Të ngjashme