Sport
Zidane publikon listën anti-Liverpool, shuhen shpresat për Hazardin
Demokracia
16:02 | 05 Prill 2021

Share:

Trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane ka publikuar listën për ndeshjen kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi e luan ndeshjen e parë në ‘Alfredo di Stefano’ përballë kampionëve të Anglisë të martën, përcjell Demokracia.com.

Ajo që ka rënë në sy është padyshim mungesa e ylli belg, Eden Hazard i cili nuk është ftuar fare për shkak të gjendjes së tij fizike, pasi ka pasur shumë probleme me lëndime.

Krahas Hazardit, mungesë tjetër është edhe Sergio Ramos që është i lënduar.

Më poshtë është lista e plotë e lojtarëve të ftuar

Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Diego Altube.

Mbrojtës: Eder Militao, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Alvaro Odriozola, Ferland Mendy.

Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco, Sergio Arribas.

Sulmues: Karim Benzema, Marco Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius, Mariano Diaz, Rodrygo. /Demokracia.com

 

Të ngjashme