Sport
Zidane po largohet nga Reali, Juventusi pritet të jetë e ardhmja e francezit
Demokracia
19:41 | 16 Shkurt 2021

Share:

Trajneri më i suksesshëm te Real Madridi, Zinedine Zidane duket se do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni, transmeton Demokracia.com.

Ecuria jo shumë pozitive e skuadrës madrilene në këtë sezon ka bërë që në Spanjë të qarkullojnë zëra për një lamtumirë të parakohëshme të francezit nga kampionët aktualë të La Ligas, edhe pse kontrata aktuale e Zidane me Los Blancos skadon në verën e vitit 2022.

Sëfundmi mësohet se Zizou është kontaktuar nga drejtuesit e Juventusit. Ata nuk janë shumë të kënaqur me Andrea Pirlon dhe po dëshirojnë në bankinë ta kenë një emër të madh të futbollit. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024