Sport
Zidane për rikthimin e Ronaldos në Real Madrid: Ne e njohim Cristianon dhe e dimë çfarë ka bërë këtu
Demokracia
16:37 | 15 Mars 2021

Share:

Spekulimet e mediave spanjolle për rikthimin e Cristiano Ronaldos në Real Madrid u komentuan edhe nga trajneri Zinedine Zidane.

Portugezi i famshëm u kritikua shumë për eliminimin e Juventusit nga Porto prej Ligës së Kampionëve javën e kaluar, shkruan Demokracia.com.

Pas kësaj, mediat rpaortuan se Ronaldo tashmë kishte nisur bisedimet me Real Madridin për t’u kthyer në Spanjë.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka komentuar këtë duke shprehur respekt maksimal për portugezin.

“Po, mund të rikthehet. Ne e njohim Cristianon, e dimë kush është ai dhe çfarë ka bërë këtu”, ka thënë Zidane.

“Por, tani ai është futbollist i Juventusit dhe ne duhet ta respektojmë atë”, shtoi francezi. /Demokracia.com

Të ngjashme