Sport
Zidane gati t’i japë fund pushimeve, kjo do të jetë skuadra e tij e re
Demokracia
13:28 | 21 Janar 2022

Share:

Largimi i Maurizzio Pocettinos dhe afrimi i Zinedine Zidane  te PSG është punë e kryer dhe për këtë janë të bindur në Francë. Pyetja që shtrohet tashmë është se kur do të vijë njoftimi për emërimin e ish-teknikut të Realit në krye të kryesuesve të Ligue 1.

Lajmi është bërë me dije nga mediat spanjolle, që nënvizojnë se tekniku francez është kthyer në një fiksim për presidentin e PSG-së, Naser Al Kelaifi, i cili e dëshiron Zidanen shumë më herët se fundi i sezonit.

Në qershor të gjithë janë të bindur se Zidane do të jetë trajneri i ri i PSG-së, por Al Kelaifi e do që tani. Ndërkaq, mediat spanjolle bëjnë gjithashtu me dije se lajmi për emërimin e Zidanes ka dalë nga vetë dhomat e zhveshjes së Parisit.

Disa prej lojtarëve kyç të Realit e kanë mësuar se Zizu do të ulet në stolin e PSG-së, por ajo që mbetet për t’u mësuar është data. Në rast se Parisi eliminohet në Champions nga Reali emërimi do të jetë i menjëhershëm. Në të kundërt do të pritet. /Demokracia.com

Të ngjashme