Sport
Zidane flet para sfidës me Liverpoolin, këto janë pritshmëritë e tij
Demokracia
15:23 | 05 Prill 2021

Share:

Kampioni i Spanjës, Real Madrid nesër do ta ketë një ndeshje të vështirë në kuadër të raundi të parë të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.

Reali do të ndeshet me kampionët e Anglisë, Liverpool dhe në prag të kësaj sfide trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane,ka qenë shumë I kujdesshëm me fjalët e tij dhe kërkoi përqendrim maksimal para sfidës.

Salah tek Real Madrid: “Salah nuk është një lojtar i yni. Për momentin unë jam një trajner i Real Madridit dhe po e shijoj. Tani ne duhet të përballemi me Salah si një rival”

Finalja e vitit 2018: “Ne nuk mendojmë për të kaluarën. E kaluara ka mbaruar. Loja e Liverpul ka ndryshuar  dhe ne po e përgatisim ndeshjen në mënyrë që t’i përshtatemi”.

Liverpooli: “Është një ekip shumë i fortë, shumë solid, por ne do të jemi të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes”.

Mungesat në mbrojtjen e Liverpoolit: “Nuk është ndonjë problem, sepse ata kanë lojtarë të tjerë. Ne gjithashtu kemi të dëmtuar, por forca është në ekip. Gjithmonë ka lojtarë që mungojnë, por forca është ekipi. Në rastin tonë është kështu”.

Klopp: “Ai është një trajner i shkëlqyeshëm. Ai ka stërvitur për një kohë të gjatë, ka përvojë. Puna që ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë shumë e mirë. Të gjithë bëjnë punën e tyre siç e mendojnë. Kam mësuar shumë gjëra që kur bëra kursin e trajnerit”.

Benzema dhe shokët: “Të gjithë lojtarët që janë këtu dinë të luajnë dhe ata kanë fituar të drejtën për të qenë në këtë skuadër, ata janë më të mirët. Ata të gjithë e kuptojnë mirë Benzeman dhe Benzemaja i kupton ata. Ka shumë kimi mes tyre.”

Mungesat: “Kam nevojë për të gjithë lojtarët e mi. Dhe shpresoj t’i kem të gjithë lojtarët e mi para fundit të sezonit”, e mbylli fjalën e tij Zidane.

Të ngjashme