Sport
Zidane e konfirmon vetë, dëshiron ta marrë drejtimin e këtij ekipi
Demokracia
12:56 | 23 Qershor 2022

Share:

Futbollisti legjendar francez Zinedine Zidane ka deklaruar sot në një intervistë në 50-vjetorin e lindjes se do të dëshironte të ishte përzgjedhësi i Kombëtares së Francës.

Mediat franceze spekulojnë prej disa kohësh se i njohuri Zizu mund të pasojë trajnerin aktual francez Didier Deschamps pas Botërorit në Katar.

“Nuk kam mbaruar me blutë. Sigurisht që do të doja të bëhesha trajner, shpresoj që një ditë të jem. Kur? Këtë nuk më takon mua ta them. Por dua të bëj një rreth të plotë me kombëtaren franceze”.

“Të luaj për kombëtaren është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Tani që jam trajner, kombëtarja franceze më kalon vazhdimisht në mendje. Do ta trashëgoj Deshanin? Nuk e di. Nëse ndodh, ndodh. Tani është krijuar një grup lojtarësh, një ekip me golat e veta. Por nëse jepet mundësia, unë do të jem aty”, ka thënë Zidane për L’Equipe./Demokracia.com/

Të ngjashme