Lajme
Zhytomyri lirohet nga forcat ruse
Demokracia
18:44 | 04 Prill 2022

Share:

Rajoni Zhytomyr tani është çliruar nga forcat ruse, ka thënë guvernatori lokal.

Rajoni, i cili kufizon me Kievin në perëndim, ka qenë një korridor kyç për dërgimin e ndihmave dhe pajisjeve në kryeqytet që nga fillimi i luftës, shkruan BBC.

Zhytomyr ka pësuar gjithashtu bombardime masive që vranë civilë dhe lanë shumë të tjerë pa shtëpi.

Nëpërmjet një postimi në Telegram, Guvernatori Vitaliy Bunechko tha: “Armiku u zmbraps dhe sot nuk ka më trupa pushtuese ruse në rajonin tonë. Ata u larguan nga komunitetet veriore, por lufta nuk ka mbaruar. Ne do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”, shkruan guvernatori.

Të ngjashme