Lajme
Zhytësit e FSK-së trajnohen në Qendrën e Zhytjes së Forcave Detare të Shqipërisë
Demokracia
16:40 | 30 Qershor 2022

Share:

Zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke u trajnuar në Qendrën e Zhytjes së Forcave Detare të Shqipërisë.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se përveç tjerash, gjatë trajnimit u aplikua edhe përdorimi i dhomës dekompresive – barokmer, në rast të lëndimit të zhytësit, si masë e rëndësisë së veçantë për sigurinë dhe kujdesin ndaj shëndetit të zhytësit.

“Togu i Ujërave të Kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të FSK-së gjatë kësaj jave po zhvillon trajnim rifreskues me Qendrën e Zhytjes së Forcave Detare të Shqipërisë në Pashaliman të Vlorës. Krahas bashkëpunimit vëllazëror mes forcave tona, qëllimi i këtij trajnimi është edhe shkëmbimi i përvojave në lëmin e zhytjes si dhe avancimit të shkathtësive në kërkim-shpëtim ujor”.

Njoftimi i plotë:

Zhytësit e FSK-së trajnohen në Qendrën e Zhytjes së Forcave Detare të Shqipërisë

Togu i Ujërave të Kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të FSK-së gjatë kësaj jave po zhvillon trajnim rifreskues me Qendrën e Zhytjes së Forcave Detare të Shqipërisë në Pashaliman të Vlorës.

Krahas bashkëpunimit vëllazëror mes forcave tona, qëllimi i këtij trajnimi është edhe shkëmbimi i përvojave në lëmin e zhytjes si dhe avancimit të shkathtësive në kërkim-shpëtim ujor.

Përveç tjerash, gjatë trajnimit u aplikua edhe përdorimi i dhomës dekompresive – barokmer, në rast të lëndimit të zhytësit, si masë e rëndësisë së veçantë për sigurinë dhe kujdesin ndaj shëndetit të zhytësit./Demokracia.com/

Të ngjashme