Lajme
Zhvillohet programi trajnues i instruktorëve të FSK-së nga ekspertët gjerman
Demokracia
12:55 | 22 Prill 2023

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është duke u zhvilluar programi trajnues për instruktor të FSK-së në kategorinë C nga ekspertët gjerman.

“Gjatë dy javëve instruktorët e KDS-së, nën trajnimin dhe mentorimin e oficerëve gjerman zhvilluan trajnimin në mirëmbajtjen, vozitjen dhe licencimin për kategorinë C të instruktorëve të FSK-së”, njofton Mehaj.

Ministri Mehaj është shprehur se bashkëpunimi i FSK-së me Ushtrinë Gjermane po vazhdon në ndërtimin e kapaciteteve logjistike dhe edukimit profesional për autoshkollën e FSK-së, në mbështetje me pajisje dhe ekspertizë.

“Këshilltari Gjerman Rreshter Major Stefan Stieber në kuadër të FSK-së, është më meritori për koordinimin dhe mbështetjen profesionale dhe ndërtimin e aftësive ushtarake në drejtimin e automjeteve në të gjitha kategoritë, përfshirë edhe kategoritë e automjeteve të blinduara”, thuhet tutje në njoftimin e Mehajt.

Të ngjashme