Lajme
Zhvillime edhe nesër: Escobar i shkon në zyre Osmanit, thërrasin konferencë për media
Demokracia
20:30 | 16 Mars 2023

Share:

Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me krerët opozitarë, do t’i vazhdojë ato të radhës.

Nesër ndërkaq, me mëngjes takohet me presidentin e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Kjo tashmë është bërë e ditur nga presidenca përmes një komunikate.

Në komunikatën respektive bëhet e ditur se takimi do të fillojë në orën 09:00.

Kujtojmë se Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit po qëndron për vizitë në vendin tonë, pas asaj që e përfundoi në Serbi, e që gjenezën e kanë te takimi i 18 marsit në Ohër.

Prania e Escobar në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së shtunë, tashmë është e konfirmuar.

Të ngjashme