Lajme
Zhvillime dramatike, NATO me deklaratë direkte: Rusia po planifikon “sulm të plotë” ndaj Ukrainës
Demokracia
23:33 | 19 Shkurt 2022

Share:

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se të gjitha shenjat po thonë se Rusia po planifikon “sulm të plotë” ndaj Ukrainës.

Ukraina dhe Perëndimi kanë frikë se shpërdhimet e mbrëmshme në Luhansk mund të ishin organizuar si pjesë e një operacioni “flamur të rremë” për të planifikuar një sulm nga Rusia, shkruan Metro.co.uk, përcjell lajmi.net.

Këto sulme që ndodhën mbrëmë iu atribuan separatistëve pro-rusë.

“Sinjalet që dalin nga Rusia sugjerojnë se Moska po përgatitet për “një sulm të plotë” ndaj Ukrainës”, tha Stoltenberg, duke i bërë jehonë paralajmërimeve të SHBA-ve.

“Të gjithë jemi dakord që rreziku i një sulmi është shumë i lartë”, shtoi ai për ARD-në gjermane.

Shpërthime të shumta u dëgjuan këtë mbrëmje në Donetsk, por natyra e shpërthimeve ende nuk është e qartë.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë ftesë për takim presidentit rus Vladimir Putin për zgjidhjen e krizës. Putin në anën tjetër ka kërkuar garanci që fqinji i tij, Ukraina, të mos anëtarësohet në NATO.

Gjithashtu, vlen të theksohet se kryeministri britanik ka thënë se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945.

Të ngjashme