Lajme
Zhvillim interesant, reagon Zulfaj i Kurtit: “Populli e di që opozitës askush s’po ia kërkon votat për qeveri”
Demokracia
12:02 | 19 Maj 2025

Share:

Zhvillim interesant: në dështimin e tetëmbëdhjetë të Vetëvendosjes për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare, është lajmëruar hiç më pak se këshlltari i Albin Kurtit – Jeton Zulfaj.

Ky i fundit u ka çuar ‘mesazh’ partive ish-opozitare të kenë mendjen “te fatura në popull”.

“Këta mbase besojnë që bllokadën e tyre populli e merr si qëndrim parimor, por populli e di që atyre askush s’po ua kërkon votat për qeverinë.Deputëve po u kërkohet vota për të nisur punën institucioni që e përfaqëson popullin. Po ta kishin hallin e popullit, nuk do ta bllokonin institucionin ku përfaqësohet populli.Por sa më gjatë që bllokojnë, aq më e gjatë bëhet fatura në popull”, tha ai.

Të ngjashme