Lajme
Zhurmë në Kuvend pasi Bislimi akuzoi deputetët e opozitës se po rrejnë
Demokracia
11:43 | 20 Janar 2022

Share:

Në Kuvendin e Kosovës është krijuar zhurmë gjatë kohës sa po fliste zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili akuzoi deputetët e opozitës se po gënjejnë për çmimin e energjisë.

“U mytëm tu ju thanë po rreni, edhe prapë po dilni po rreni”, ishte deklarata e Bislimit drejt deputetëve.

Pas zhurmës së krijuar ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili u bëri thirrje deputetëve që ta respektojnë njëri-tjetrin.

“Ju lutem respektojeni njëri-tjetrin kur flisni edhe leni kolegët me fol”, tha Konjufca.

Më pas kanë marrë fjalën përfaqësues të opozitës, të cilët e kanë kritikuar zv.kryeministrin për gjuhen ndaj deputetëve dhe e kanë akuzuar vetë atë për mashtrim.

Edhe kryeparlamentari Konjufca ka thënë se shprehja e Bislimit drejtuar deputetëve nuk është e përshtatshme për parlament dhe ka kërkuar që të respektohen mes vete pjesëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetët.

 

Të ngjashme