Lajme
Zhgënjimi i kryeministrit norvegjez me Kurtin bëhet lajm në mediat e huaja
Demokracia
10:43 | 30 Mars 2022

Share:

Mediumi Euractiv ka shkuar për zhgënjimin e kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, pasi Kosova nuk i ka lejuar zgjedhjet e 3 prillit në përputhje me praktikat që janë zbatuar me herët.

“Të mos lejojë Kosova që zgjedhjet serbe të organizohen në mënyrë të ngjashme me zgjedhjet e mëparshme është zhgënjyese”, tha kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, pas takimit me homologun e tij kosovar, Albin Kurti të hënën, shkruan euractiv.hr, përcjell Demokracia.com.

“Kjo mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet ekzistuese duhet të zbatohen dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet që ulin besimin mes tyre. Prandaj, shfrytëzova rastin gjatë takimit tonë për të shprehur zhgënjimin tim që Kosova nuk po lejon që zgjedhjet serbe të 3 prillit të organizoheshin në të njëjtën mënyrë si zgjedhjet e mëparshme”, tha Støre, duke shtuar se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor nuk mund të merret si i mirëqenë.

Norvegjia e njohu Kosovën si shtet të pavarur më 28 mars 2008, një muaj pasi Serbia shpalli pavarësinë.

Disa vende ende refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, shkruan tutje ky medium, përcjell Demokracia.com.

Tutje ky medium shkruan se Serbia kërkon që në Kosovë të vendosen qendra të votimit për të lejuar votimin në zgjedhjet serbe, si në të kaluarën.

Kurti ka refuzuar, duke thënë se ajo cenon sovranitetin e Kosovës dhe është antikushtetuese. Ai ka thënë se nuk ka asnjë problem që votimi të bëhet në zyrat përfaqësuese apo përmes postës, por Serbia e ka refuzuar këtë. /EURACTIV.hr/ Demokracia.com/ 

Të ngjashme