Sport
Zhgënjen Real Madridi, vetëm një pikë përballë Villarrealit
Demokracia
18:14 | 12 Shkurt 2022

Share:

Real Madridi i Carlo Ancelottit nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një pikë në përballje me Villarrealin.

Skuadra mbretërore edhe pse ka pasur shumë më shumë nga ndeshja duke krijuar raste tejet të mira shënimi, për 90 minuta nuk e ka gjetur golin duke e mbyllur sfidën me rezultat 0:0.

Reali dukej se mendjen e ka edhe të sfida e mesjavës së ardhshme ku ndeshen me PSG në Ligën e Kampionëve.

Pas 24 ndeshjeve Reali është i pari me 54 pikë, katër me shumë sesa Sevilla e vendit të dytë.  /Demokracia.com

Të ngjashme