Milan ka dëshpëruar në ndeshjen e sotme ndaj Salernitana.
Skuadra e Stefano Pioli ka luajtur baras 2:2 në ndeshjen kundër Salernitana, duke bërë një hap të gabuar që mund t’i kushtoj me titullin e kampionit.
Milan zhbllokoi sfidën pas vetëm pesë minutave lojë, kur Junior Messias dërgoi në rrjetë topin e pranuar nga Theo Hernandez.
Vendasit reaguan me anë të Bonazzoli, i cili me një goditje gërshërë barazoi shifrat në 1:1.
‘Rossoneri’ u përmbysën në minutën e 72’, kur Djuric realizoi një gol me kokë për të çuar shifrat në 2:1.

Liderët aktual të Serie A nuk u dorëzuan deri në fund dhe gjetën golin e barazimit me Ante Rebic, në minutën e 77’.
Ndonëse tentuan deri në fund për golin e fitores, Milan nuk gjetën një të tillë.
Me barazimin sot, Milan shkon në 56 pikë.
Tani ata kanë dy pikë e dy ndeshje më shumë sesa Inter në pozitën e dytë.
Salernitana mbetet e fundit në tabelë, me 14 pikë të grumbulluara