Një fermer nga Obiliqi, duket të jetë zhgënjyer shumë me politikën në vend, për shkak se thotë po pësojnë shumë edhe me punën në arat e tyre.
Kjo ngase në këtë zonë, kanë probleme me ujin, meqë kanali për ujitje i ‘’Iber-Lepencit’’ nuk po u dërgon ujë të mjaftueshëm fermerëve për të punuar tokën.
Madje për shkak të këtij zhgënjimi, njëri prej këtyre fermerëve, siç tha e ka menduar edhe largimin.