Lajme
“Zhgarravina të revolucionit” – Edi Rama ironizon me protestën e opozitës
Demokracia
19:17 | 12 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka publikuar pamje nga protesta e djeshme e opozitës e cila u organizua para kryeministrisë.

Siç shihet në videon e publikuar nga Rama, shkallët e objektit janë lyer me bojën e hedhur nga protestuesit.

Kreu qeveritar ka ironizuar me protestën dhe protestuesin duke i quajtur “zhgarravina të revolucionit”,

“DJE zhgarravinat e revolucionit. SOT dushi i regjimit NESËR nis një javë e re punësh të mira”,- shkruan Rama në videon që ka publikuar.

Të ngjashme