Edon Zhegrova po kalon formë të mirë tek Baseli.
Ai sonte, edhe pse në fushë u inkuadrua nga bankina rezervë, arriti të shënojë një gol të bukur në fitoren ndaj Luzernit, shkruan Demokracia.com.
Baseli fitoi me rezultat 4:1, derisa Zhegrova realizoi në minutën e 88-të.
“Messi” i Kosovës në fushë u aktivizua në minutën e 80-të dhe pas vetëm 8 minutave e gjeti rrjetin e golit.
Ky është një sinjal i mirë për Kombëtaren e Kosovës, pasi ai tashmë ka marrë ftesë nga përzgjedhësi, Bernard Challandes dhe pritet të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e marsit. /Demokracia.com
https://streamable.com/ghsut0