Kampionët francez, Lille e kanë përfshirë edhe Edon Zhegrovën në listën për Ligën e Kampionëve.
Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të UEFA-s ku figuron emri i reprezentuesit kosovar.
Zhegrova iu bashkua klubit francez në ditën e fundit të merkatos së dimrit, derisa debutoi për disa minuta në Ligue 1 ndaj Paris Saint-Germainit.
Lille është në mesin e skuadrave që janë kualifikuar në 1/8 e finales në ligën më prestigjioze evropiane për klube.
Klubi i Edon Zhegrovës në këtë fazë do të ketë përballë kampionët aktual të Evropës, Chelsean.
Zhegrova është i vetmi kosovar do të mund të luajë në Ligën e Kampionëve këtë edicion./Demokracia.com/