Sport
Zhegrova e takon në Prizren tifozin e tij të veçantë
Demokracia
20:39 | 22 Qershor 2022

Share:

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova sot ka udhëtuar drejt Prizrenit për ta takuar fansin e tij më të zjarrtë.

Zhegrova është duke i kaluar pushimet në vendlindje, ndërsa takimet me fansat në Kosovë tash janë bërë të zakonshme për të gjithë lojtarët “dardanë”.

Por një rast i veçantë për anësorin e Kosovës ndodhi pikërisht sot, duke i plotësuar një dëshirë të madhe, një tifozi të veçantë.

Besjon Peci i cili vuan nga paraliza cerebrale, e ka takuar sot idhullin e tij në futboll, Edon Zhegrova në Prizren.

Zhegrova ka ndarë disa fotografi me tifozin e tij edhe në rrjetet sociale./Demokracia.com/

Të ngjashme