Lajme
Zhdukja e provave | Matoshi: Qeveria e mbylli rastin Dehari
Demokracia
19:03 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Ish-këshilltari politik i Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka reaguar pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë. 

Matoshi, thotë s e me këtë rast Qeveria mbylli rastin Dehari dhe se kosovarët kurrë nuk do të marrin vesh të vërtetën për Astritin.

Sipas Matoshit, kjo ishte një mbyllje e pandershme duke sakrifikuar disa punëtorë të rëndomtë, si kolateral.

“Pa asnjë lëvizje në zbulim edhe pse qe dy vjet në vend, pushtetin total e ka Lëvizja Vetëvendosje”, shkroi Matoshi.

Ai e rikujtoi faktin se Instituti i Mjekësisë Ligjore është nën administrimin e Ministrisë së drejtësisë, që sipas kësaj përgjegjësia shkon tek kjo ministri.

Postimi i plotë: 

Të ngjashme