Lajme
Zhduket një vajzë në Kaçanik
Demokracia
09:54 | 14 Nëntor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë nga Kaçaniku është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj. 

Rasti në Polici është raportuar nga një familjar, përcjell Demokracia.com.

Sipas Policisë ky rast është duke u hetuar.

Njoftimi i Policisë:

PERSON I ZHDUKUR

Kaçanik 12.11.2022 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme