Lajme
Zhduket një vajzë e mitur në Vushtrri
Demokracia
09:04 | 27 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur nga Vushtrria është zhdukur.

Në raportin 24 orësh thuhet se babai ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet.

“PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Reznik, Vushtrri 25.03.2023 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet. Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti. Rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme