Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është zhdukur në Pejë.
Në raportin e Policisë thuhet se vajza është larguar nga shtëpia më 5 mars dhe ende nuk është kthyer.
“PERSON I ZHDUKUR/Rr. Mbreti Bardhyl, Pejë 05.03.2023 – 12:30. Me 06.03.2023 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer në shtëpi”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar më tej se rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/