Lajme
Zhduket një grua me fëmijën 9 vjeçar në Pejë
Demokracia
10:37 | 24 Mars 2022

Share:

 Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua së bashku me fëmijën 9-vjeçar janë zhdukur në Pejë, raporton Demokracia.com.

Policia ka njoftuar se rasti është njoftuar nga vëllai i gruas.

Tutje në njoftimin për media nga Policia e Kosovës thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Pejë, 22.03.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, viktima femër kosovare bashkë me fëmijën e saj 9-vjeçar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme