Lajme
Zhduket një e mitur në Podujevë
Demokracia
09:16 | 04 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Nëna ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:00, në lagjen e Dëshmorëve, në Podujevë.

“PERSON I ZHDUKUR/Lagjja e Dëshmorëve, Podujevë 03.02.2023-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Demokracia.com

 

Të ngjashme