Lajme
Zhduket një 11 vjeçar nga Fushë Kosova
Demokracia
09:11 | 29 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një 11 vjeçar nga Fushë Kosova.

Në raportin 24 orësh thuhet se 11-vjeçari ka dalë nga shtëpia më 27 janar të këtij viti dhe nga ajo kohë prindërit e tij nuk kanë ndonjë informacion.

“PERSON I ZHDUKUR/Rr. Hysen Xhakolli, Fushë Kosovë 27.01.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i moshës 11 vjeç ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar./Demokracia.com

Të ngjashme