Fotoreporteri ukrainas, Max Levin, është zhdukur në vijën e frontit pranë Kievit, sipas një njoftimi që bëri miku i tij, Markiian Lyseiko.
“Komunikimi i tij i fundit ishte më 13 mars nga rrethi Vyshgorod, afër Kievit. Në atë kohë ai punonte si fotograf dhe udhëtonte me makinë. Ai u ndalua pranë fshatit Guta Mezhigirska, rrugës për në një fshat tjetër, Motzhun. Komunikimi i fundit nga celulari i tij ka qenë në orën 11:23 të asaj dite, pas së cilës komunikimi me të është ndërprerë”.
Mediat kanë raportuar se sot janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në Kiev, derisa qyteti është në shtetrrethim për 35 orë, shkruan CNN.