Lajme
Zhduket edhe një komandant i lartë i Putinit, pasi e urdhëroi këtë gjë
Demokracia
19:31 | 16 Prill 2022

Share:

Zyra e Inteligjencës së Ministrisë të Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se është zhdukur komandanti i lartë rus, Eduard Basurin.

Sipas Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, Basurina ishte komandanti që urdhëroi shfrytëzimin e armëve kimike në Mariupol.

“Ky është vetëm një vazhdim i represionit kundër komandantëve të ushtrisë ruse, të cilët nuk arritën të zhvillonin planin origjinal për pushtimin e Ukrainës.

Fati i mëtejshëm i ish-komandantit nuk dihet”, shkruan më tutje në njoftimin e autoriteteve ukrainase.

Ky nuk është rasti i vetëm i  fatit të komandantëve që nuk sjellin rezultatet e kërkuar prej Rusisë.

Basurina është zëvendëskomandanti i Korpusit të Mbrojtjes të ashtuquajturës Republikës Popullore të Donetskut.

Të ngjashme