Lajme
“Zhduket” Albin Kurti, ende s’gjen fjalë për ta uruar Talat Xhaferin, i mbështeti kundërshtarët e ‘Kryeministrit të Parë Shqiptar’
Demokracia
15:52 | 28 Janar 2024

Share:

Ndonëse kanë kaluar dy orë kur Kuvendi votoi për Talat Xhaferin si kryeministër i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende s’ka arritur të shkruajë ndonjë urim për arritjen historike të shqiptarëve në këtë shtet fqinj.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka dalë në mbështetje publike të tri partive opozitare shqiptare që bojkotuan votimin historik për Kryeministrin e Parë Shqiptar, është “zhdukur”, shkruan Demokracia.com.

Shije e keqe nga kjo ditë historike mbetet bojkotimi i seancës nga deputetët shqiptarë të tri partive opozitare, që mbështeten publikisht nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Këshilltari i këtij të fundit, Bekim Qoku, do të jetë kandidat për deputet në koalicionin Lëvizja Evropiane për Ndryshim që përbëhet nga “Lëvizja Besa” e Bilall Kasamit, “Lëvizja Demokratike” e Izet Mexhitit dhe “Alternativa” e Afrim Gashit. /Demokracia.com/

Lexo më shumë për këtë temë:

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut | Albin Kurti mungon prapë, radhitet në anën tjetër duke i mbështetur kundërshtarët e arritjes historike

Një kryeministër qesharak | Albin Kurtin e nxjerr në rrenë këshilltari i tij, Bekim Qoku: VV-ja merr pjesë përmes meje në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut (Video)

E turpshme | Opozita shqiptare në Maqedoni që mbështetet nga Kurti merr vendim të mos e votojnë kryeministrin e parë shqiptar

Të ngjashme