Lajme
Zhduken tri gra në 24 orët e fundit në Kosovë
Demokracia
09:16 | 12 Tetor 2023

Share:

Tri gra janë raportuar të zhdukura brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Klinë, Prizren dhe Podujevë.

Raporti i plotë i policisë:

Fsh. Klinavc, Klinë 09.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Tahir Sinani, Prizren 17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovare me datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

Fsh. Lupç, Podujevë 03.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme