Gjashtë futbollistë nga Haiti janë zhdukur të hënën në rrethana të paqarta gjatë qëndrimit në Kissimmee, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Olimpiadën Speciale, e cila po mbahet në këtë qytet të Floridas.
Gjegjësisht, janë zhdukur Oriol Jean, Anderson Petty-Frer, dy tetëmbëdhjetë vjeçarët, Peter Mjanovic Berlus (19), Fontilus (20), Stevenson Jacques (24) dhe Anthony Joseph Mitton (34).
Ky lajm është transmetuar nga sherifi nga Oseola Country, pasi të gjashtë futbollistët janë zhdukur rreth dy orë e 30 minuta pas mesnate.
Lojërat Olimpike Speciale nisën më 5 qershor dhe morën pjesë rreth 5500 atletë nga kombet amerikane dhe të Karaibeve./Demokracia.com/