Sport
Zhdrella komenton shortin e Kupës: Trepça ’89 kundërshtar i vështirë por ne kualifikohemi
Demokracia
17:42 | 18 Shkurt 2021

Share:

Llapi ka mësuar sot kundërshtarin e çerekfinales së Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Goglat” deshën që në çerekfinale Llapin ta vendosin përballë Trepçës ’89, sfidë kjo që do të luhet në Mitrovicë me 16 ose 17 mars.

Kapiteni dhe futbollisti kryesor i Llapit, Mentor Zhdrella në një bisedë për Demokracia.com e ka komentuar shortin derisa ka thënë se skuadra mitrovicase  është një rivale e madh.

“Është një ndeshje e vështirë. Çdo ekip që është në këtë fazë nuk ka arritur deri këtu rastësisht, kështu që të gjitha skuadrat janë të forta”, ka thënë fillimisht Zhdrella.

“Trepça ’89, ka një ekip të fortë dhe me traditë dhe duhet shumë punë ndaj tyre. Megjithatë, deri atëherë ka ende kohë dhe ne do të fokusohemi te ndeshjet e radhës në kampionat. Sigurisht, deri atëherë do ta përgatisim ndeshjen shumë mirë dhe presim kualifikimin”, ka përfunduar Mentor Zhdrella. /Demokracia.com

 

Të ngjashme