Është shënuar goli i parë në ndeshjen kryesore të ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës.
Gjilani ka kaluar në avantazh 1:0 ndaj kryeqytetasve në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Autor i golit për “kuqebardhët” është mesfushori, Albert Dabiqaj, shkruan Demokraca.com.
Dabiqaj ka realizuar në minutën e 33-të për ekipin vendas.
Ndryshe, Gjilani po drejtohet nga Alban Hyseni, pas shkarkimit të Ismet Munishit para pak ditësh./Demokracia.com/