Është zhbllokuar rezultati në kryendeshjen e javës së 20-të në Superligë mes Dritës dhe Llapit.
Llapjanët kanë befasuar gjilanasit në fillim të pjesës së dytë duke kaluar në avantazh 0:1, raporton Demokracia.com.
Autor i golit të parë është Valmir Veliu, i cili ka shënuar në minutën e 50-të të takimit.
Prezent në stadium janë dy tifozeritë që po përkrahin skuadrat e tyre të zemrës.
Kujtojmë se pjesa e parë e duelit ka përfunduar baras 0:0. /Demokracia.com/