Ballkani ka arritur të kalojë në epërsi 1:0 kundër Llapit në derbin e javës në Superligë.
“Portokallezinjtë” siguruan avantazhin pas 75 minutave lojë kur shënoi talenti i kësaj skuadre, Ermal Krasniqi, raporton Demokracia.com.
Anësori i suharekasve u gjend mirë në zonë dhe me një goditje maestrale paraboloi portierin Coric dhe tundi rrjetën e llapjanëve.
Ndryshe, kjo sfidë i takon xhiros së 22-të kampionale. /Demokracia.com/