COVID-19KosovaSot:10Të gjitha:161,157|Bota 267,609,982
Prishtina -2 °C
Arte
“Zgjoi”, “Virgjëreshat shqiptare” dhe “Luaneshat e Kodrës” triumfojnë në Varshavë, e filmi “Pa vend” në Qipro
Demokracia
23:09 | 16 Tetor 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Përzgjedhësi komenton shortin e Kosovës për kua... Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën “Elite Round” për Kampionatin Ev...

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmat “Zgjoi”, Virgjëresha shqiptare”, Luanesha e Kodrës” dhe “Pa vend”, kanë shënuar sukseset e radhës në arenën ndërkombëtare të filmit.

Fituesi i trefishtë i Sundance, “Zgjoi” nga Blerta Basholli ka fituar Çmimin e garës ndërkombëtare ‘1-2 Competition’ në festivalin e Varshavës që u ndahet regjisorëve për filmin e parë ose të dytë të gjatë.

Njëkohësisht, “Virgjëreshat Shqiptare” nga Bujar Alimani, bashkëprodhuar me Kosovën ka fituar Çmimin Special të Jurisë në kategorinë kryesore dhe Çmimin e Jurisë Ekumenike dhe “Luaneshat e Kodrës”nga Luana Bajrami u shpërblye me çmimin ‘FIPRESCI’ që ndahet nga Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Fimit (Fipresci) për regjisorët nga Evropa Lindore me filmin e parë ose të dytë të gjatë.

Ndërsa filmi shkurtë “Pa vend” nga Samir Karahoda ka fituar Çmimin Filmi më i Mirë i Shkurtë në festivalin e filmit të shkurtë të Qipros.

“Çdo çmim është një konfirmim i punës së mirë që ka bërë i gjithë ekipi. Eksperienca dhe mikpritja në Festivalin e Filmit në Varshavë ishte e mrekullueshme dhe jemi të lumtur për vlerësimin që na është bërë. Rrëfimi për gratë krushiane duhet të shihet nga të gjithë. Ne kemi akoma rrugë për të bërë dhe festivale te tjera qe na presin”, u shpreh regjisorja Blerta Basholli.

“Për aftësinë e tij për të portretizuar pasionin për sportin, shpengimin e një vendi dhe të një komuniteti që dëshiron t’i japë kuptim ekzistencës së tij, përmes një tregimi të fuqishëm, rigoroz, por thelbësor dhe prekës, i cili bëhet një reflektim i thellë mbi vullnetin njerëzor” deklaroi juria e festivalit të Qipros me rastin e nadrjes së çmimin kryesor për film ‘Pa vend’ nga Samir Karahoda.

“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; ‘Zgjoi’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

“Virgjëresha Shqiptare” është bashkëprodhim në mes Gjermanisë, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Filmi ka për bashkëproducent nga Kosova Besnik Krapin; me producentë Anita Elsain dhe Lesley Bruce-Neary; dhe me bashkëproducentë Tefta Bejko, Peter De Maegd, Tom Hameeuë dhe Simon Ofenloch.

Në rrolet kryesore luajnë: Rina Krasniqi, Gresa Pallaska, Alban Ukaj, Astrit Kabashi. Ndërsa në rrolet tjera luajnë Aurita Agushi, Shkurtë Sylejmani, Lum Veseli, Mimoza Azemi, Çun Lajçi, Blerta Syla, Valmir Krasniqi, Lurni Krasniqi, Blendi Sadiku, Rebeka Qena dhe Fatlume Bunjaku.

Ekipi i filmit “Pa vend”: Producent: Eroll Bilibani, Montazhi: Enis Saraçi, Dizajner zëri: Memli Kelmendi, Xhirues Zëri: Gëzim Rama
Protagonistët kryesor: Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati. Filmi është produksion i shtëpisë filmike SK PICTURES.

“Luaneshat e Kodrës” është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judeleëicz. Në rrolet kryesore luajnë Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora, dhe Luàna Bajrami.

Filmat janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Të gjitha