Arte
‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli pjesë e Festivalit të Filmit ‘Syndey
Demokracia
18:23 | 09 Qershor 2021

Share:

Filmi ‘Zgjoi’ i regjisores Blerta Basholli do të jetë pjesë e Festivalit të Filmit ’Sydney’.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisorja Basholli përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe përshkrimin e bërë nga gazetarja e Hollywood Reporter, Deborah Young, shkruan Demokracia.com.

“Basholli ka krijuar një përrallë tërheqëse, krejtësisht klasike për tejkalimin e fatkeqësive’, thuhet në përshkrim.

‘Zgjoi’, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Kujtojmë se bëri historinë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA.

May be an image of 1 person and text that says "HIVE Official Selection Sydney Film Festival 2021"

 

Të ngjashme